Русские видео

Сейчас в тренде

Иностранные видео




Если кнопки скачивания не загрузились НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу страницы.
Спасибо за использование сервиса savevideohd.ru



Stop – Emisioni i plotë – 22 Prill 2025 (Sezoni 10)

Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. Kryeministri Rama ishte dje në Durrës në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 11 majit.Duke u ndalur në rolin e grave, Rama tha, se po të ikin ato një muaj, burrat katandisen si mos më keq deri në pikën, që mund t’u dalë bishti. Para disa ditësh transmetuam një ngjarje të rëndë në qytetin e Sarandës. Më 27 mars 2025, një 17-vjeçar u godit tre herë me thikë në bark nga dy adoleshentë, Kejsi Cora dhe Alisian Baba, pas një konflikti për shkak të një vajze. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00, kur 17-vjecari ishte në takim me të dashurën e tij dhe u ndoq nga autorët. Ky ishte sulmi i dytë, pasi më 22 mars, ata kishin goditur të riun me sende të forta, por ai nuk e kishte treguar këtë ngjarje nga frika. Prindërit e viktimës akuzuan autoritetet për mosmarrje masash, duke theksuar se Alisian Baba nuk është proceduar, ndërsa Kejsi Cora u la i lirë me detyrim paraqitje. Prokurorja Esmeralda Basho, bëri “të intimiduarën” kur u pyet, për masat.Por skandaloz është fakti, se grupi i adoleshentëve dhunuar, e ka kryer këtë akt në mënyrë të përsëritur.Në 3 mars 2025 Rolandi Demçe dhunohet nga ky grup adoleshentësh bashkë me djalin e tij 13 vjec me probleme në zemër dhe babain 71 vjec. Dhuna ka ndodhur në prani të policisë Sarandë, që ishte thirrur nga Rolandi për ndihmë. Në aktet e agresionit është përfshirë edhe një 33 vjecar, Olsi Veliu.Adoleshentët e dhunshëm sërish nuk janë ndaluar nga policia.Rasti është denoncuar dhe ka shkuar në Prokurori, por asnjë masë nuk është marrë. Rolandi nuk është thirrur asnjëherë, edhe pse ka bërë kërkesë me shkrim në Prokurorinë e Sarandës. Denoncimi i radhës në redaksinë tonë ka të bëjë me një firmë ndërtimi. Marsida Zoto, tregon, se ka punuar ekonomiste në kompaninë në fjalë nga nëntori 2024 deri në mars 2025. Ajo thotë, se duhet të paguhej me 600 mijë lekë të vjetra pagë mujore, por nuk ka marrë asnjë lek. Ka komunikuar me juristen, e cila e drejton te pronari, por ky i fundit, i thotë, ta ndjekë cështjen me shtet e ta lerë rehat.Marsida thotë, se e vetmja shpresë, për të marrë 3 milionë lekët, që i takojnë, i ka mbetur Stop-i.Pas ekonomistes, gazetarja e “Stop” komunikon me administratorin e subjektit, i cili për 15 minuta i jep zonjës Zoto, shumën e parave, që i detyrohet. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan   Follow Tvklan on Instagram:   / rtvklan   Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Comments