Русские видео

Сейчас в тренде

Иностранные видео


Скачать с ютуб Tv Klan - Atentat me tritol kreut të PD-së në Vaun e Dejës |Lajme-News в хорошем качестве

Tv Klan - Atentat me tritol kreut të PD-së në Vaun e Dejës |Lajme-News 1 год назад


Если кнопки скачивания не загрузились НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу страницы.
Спасибо за использование сервиса savevideohd.ru



Tv Klan - Atentat me tritol kreut të PD-së në Vaun e Dejës |Lajme-News

Ky është momenti i shpërthimit të lëndës plasëse në makinën e kryetarit të Partisë Demokratike të Vaut të Dejës, Benard Ndreca mëngjesin e sotëm, fatmirësisht pa të lënduar. Rreth orës 06.30, sapo Benard Ndreca nis automjetin, autorët kryejnë shpërthimin e telekomanduar. Në videon e siguruara shihet se fillimisht kreu i degës së PD në Vaun e Dejës, e ndez makinën, kthehet në shtëpi për të marrë disa sende, dhe hipën në automjet. Sapo lëviz për disa metra makina hidhet në erë. Nga shpërthimi shpëton mrekullisht edhe e ëma e tij, e cila vetëm pak sekonda më parë kishte kaluar në pjesën e përparme të makinës, aty ku ishte vendosur edhe lënda plasëse. E tronditur nga kjo ngjarje ajo është drejtuar menjehërë tek dera e shoferit nga ku doli i padëmtuar kreu i PD në Vaun e Dejës. Kamerat e sigurisë së shtëpisë së Ndrecës kanë kapur edhe momentin kur dy autorët ende të paidentifikuar, vendosin lëndën plasëse në automjet. Dy personat e maskuar hyjnë në oborrin e banesës rreth orës 1:13 aty ku ishte e parkuar dhe makina tip Audi. Pasi drejtohen tek automjeti i Ndrecës, njëri nga autorët shtrihet barkasi për të vendosur lëndën plasëse në pjesën e parme të makinës. Ndërsa tjetri pozicionohet në gomën e parë nga krahu i pasagjerit. I gjithë procesi i vendosjes së lëndës plasëse zgjati rreth 6 minuta. Policia nisi hetimet për zbardhjen dhe kapjen e autorëve, ndërsa vetë Ndreca për mediat deklaroi se nuk ka asnjë konflikt, duke e cilësuar ngjarjen një akt politik. “Nuk kam asnjëlloj përplasje, as familja ime dhe as farefisi dhe askush. Ky incident e ka një emër dhe dihet që është për “politikë”. Mua më është bërë politike si kryetar i degës së PD-së. Çdo gjë është e pasqyruar me pamje filmike sepse shtëpia është me kamera.” Për ngjarjen policia ka shoqëruar disa persona për t’i marrë në pyetje teksa po analizon pamjet filmike në zonë për të evidentuar lëvizjet e autorëve para dhe pas krimit, me qëllim identifikimin e tyre. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Email: [email protected] Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan   Follow Tvklan on Instagram:   / rtvklan   Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Comments