Русские видео

Сейчас в тренде

Иностранные видео


Скачать с ютуб Franca po ‘meksikanizohet’! Kartelet vrasin policë e pëgjakin rrugët / Cartel, në Top News в хорошем качестве

Franca po ‘meksikanizohet’! Kartelet vrasin policë e pëgjakin rrugët / Cartel, në Top News 2 недели назад


Если кнопки скачивания не загрузились НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу страницы.
Спасибо за использование сервиса savevideohd.ru



Franca po ‘meksikanizohet’! Kartelet vrasin policë e pëgjakin rrugët / Cartel, në Top News

Ai njihet me shumë emra: Fly, Momo, Yanis ose Schtroumpf, fjala franceze për Smurf. Pseudonimet e tij nuk tingëllojnë veçanërisht kërcënuese, por Mohamed Amra është përfshirë në një nga arratisjet më të dhunshme nga burgu në historinë moderne franceze. Dy oficerë burgu u vranë dhe tre të tjerë janë në gjendje kritike, në pritën që coi në arrati njeriun, tashmë, më të shumëkërkuar të Francës. Mohamed Amra - i burgosuri që u arratis nga një furgon burgu gjatë një prite nga njerëz të armatosur që vranë dy oficerë burgu dhe plagosën të tjerë - thuhet se ka lidhje me një bandë në qytetin jugor të Marsejës, i cili është rrënuar këto kohë nga lufta mes bandave të drogës. I njohur si "Miza", Amra po kthehej nga gjykata në një burg në qytetin e Rouen pranë Parisit të martën kur një makinë përplasi furgonin e burgut në daljen nga një kabinë pagesash në autostradë dhe më pas, njerëz të armatosur hapën zjarr. Prokurorët thonë se 30-vjeçari ishte dënuar për vjedhje në 10 maj dhe gjithashtu ishte paditur nga prokurorët në Marsejë për një rrëmbim që çoi në vdekje. Ai po mbahej në burgun Val de Reuil, pranë Rouen-it dhe thuhet se ishte paraqitur në një gjykatë aty pranë në lidhje me këto akuza të reja, përpara pritës. Amra nuk ishte një "i burgosur që kërkonte masa të larta sigurie", tha prokurorja Laura Beccuau, duke iu referuar të burgosurve që konsiderohen shumë të rrezikshëm. Megjithatë, raportohet se transporti i tij kërkonte një "shoqërim të nivelit të tretë" që do të thotë se ai duhej të shoqërohej nga pesë oficerë burgu, gjatë transferimit nga burgu në gjykatë dhe anasjelltas. Ai ka 13 dënime në dosjen e tij penale, i pari prej të cilëve në tetor 2009. Ai ishte 15 vjec në atë kohë. Pjesa më e madhe e dënimeve kanë të bëjnë me krime mbi pronën, vecanërisht vjedhje. Deri më sot, dosja e tij penale nuk përfshin asnjë krim të lidhur me drogën. “Që prej datës 26 janar 2022, ai ka qenë në paraburgim në disa raste, në kuadër të një hetimi nga gjykata e Rouen-it, e cila e akuzon për “zhvatje në tentativë, kërcënim me armë, tentativë vrasje dhe posedim të armëve të kategorisë B”, akte këto që dyshohet se janë kryer prej 26 shtatorit 2023. Ndërkohë, një dosje hetimore e gjykatës së Marsejës, tregon se ai është nën hetim për bashkëpunim me një bandë të organizuar në vrasje me paramendim, bashkëpunim në rrëmbim dhe mbajtje peng” Me sa dimë deri më tani, i burgosuri ndodhej në furgonin e burgut, i ndjekur nga një mjet i dytë i administratës së burgjeve. Pak minuta më vonë, para se të kalonin inkarvillin, në rrugën drejt Evros, një makinë pezho e vjedhur pak ditë më parë, kaloi pranë saj. Makina u parkua në anë të rrugës dhe priti mbërritjen e furgonit. Në momentin që furgoni kaloi kabinën e pagesës së taksave, ai u ndalua nga makina pezho. Persona të armatosur zbritën dhe atyre iu bashkuan edhe disa agresorë të tjerë që zbritën nga një makinë audi, që me shumë gjasa e kishin ndjekur furgonin e burgut. Ata qëlluan disa të shtëna mbi dy mjetet e burgut, duke vrarë dy policë e duke plagosur tre të tjerë. Më pas ata u larguan duke marrë të burgosurin me vete. Dy makinat u gjetën të djegura afër komunës Hotevil dhe govile la kampanj. "Askush nuk zgjohet një ditë dhe vendos të bëhet një trafikant droge. Këto vendime merren pasi kanë ndodhur një sërë ngjarjesh në jetën e dikujt." Kështu e përkufizon botën e drogës një nga narkotrafikantët më të mëdhenj të botës. Jeta e tyre është e mbushur me krime, trafiqe, vrasje, tradhti, bëma dhe mite. Një seri dokumentarësh vjen në Top News, mbi lordët famëkeq të drogës. Cartel Çdo të dielë Ora 21:00 Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #Cartel #TopChannel #TopNews

Comments