Русские видео

Сейчас в тренде

Иностранные видео


Скачать с ютуб “Shihemi në Gjyq” ngre në këmbë autoritetet/Eni Çobani: Avniu lotonte e dridhej para meje в хорошем качестве

“Shihemi në Gjyq” ngre në këmbë autoritetet/Eni Çobani: Avniu lotonte e dridhej para meje 3 месяца назад


Если кнопки скачивания не загрузились НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу страницы.
Спасибо за использование сервиса savevideohd.ru



“Shihemi në Gjyq” ngre në këmbë autoritetet/Eni Çobani: Avniu lotonte e dridhej para meje

Rasti i javës së kaluar në “Shihemi në Gjyq” ka aktivizuar disa hallka të autoriteteve. Ndërmjetësja e rubrikës së “E Diela Shqiptare” në Tv Klan e ka ndjekur nga afër duke shkuar edhe vetë në Burrel për të takuar ish-vjehrrin e Erjona Kastratit, Avni Hetën. Por veç përfshirjes së saj, janë vënë në lëvizje organe të Policisë së Shtetit si dhe të shërbimit social për të zgjidhur problematikën familjare. Avni Heta ka 6 muaj që mban në shtëpi nipin e tij 17-muajsh, ndërsa e ëma, Erjona Kastrati e cila është vetëm 19 vjeçe, e sheh vetëm përmes celularit. Eni Çobani: Janë ngritur në këmbë të tërë. Pra, unë realisht ndihem shumë falenderuese kundrejt të gjithëve atyre të cilët u përfshinë në zgjidhjen e kësaj problematike që natën e parë, ditën e diel të kaluar, pa më telefonuar mua fare, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, drejtuesi madhor, zoti Muhamet Rrumbullaku ka marrë në telefon direkt drejtorin e qarkut Dibër, zotin Dhimitraq Ziu dhe i ka thënë shiko emisionin se po përmenden disa qytetarë të zonës tuaj. Zoti Dhimitraq në të njëjtin moment ka telefonuar shefin e komisariatit zotin Edmond Hala që ka ndjekur më pas hap pas hapi problematikën, është paraqitur në familjen e zotit Avni, ka marrë kontakt, kanë mbajtur procesverbale dhe të nesërmen në mëngjes janë vënë në dijeni edhe zyrat përkatëse pranë bashkisë të rrethit Mat të cilën e kemi edhe këtu prezent, Rominën dhe Ortencën, dy specialiste të Drejtorisë së Shërbimit Social të cilat na janë vënë nën dispozicion pikërisht për të arritur në këtë qëllim. Por të nderuar qytetarë shqiptarë, mbi të gjitha, mos e shikoni këtë Avniun sot këtu kështu. Ky Avniu ka qenë me lot me mua përballë. I dridheshin duart, i dridhej buza. Është gjysh, mbi të gjitha është një gjysh. Ka mbajtur një fëmijë gjithë këto muaj në banesën e tij. Ai dridhet akoma tani që flet dhe më ka thënë zonja Eni e kam rritur me shumë dashuri dhe unë i them një faleminderit publike, faleminderit Avni që ke rritur një djalë të mrekullueshëm i cili patjetër është nipi juaj, por mos harroni në asnjë moment, është djali i Erjona Kastratit dhe është djali i Lorenc Hetës, pra është nipi juaj, është nipi i Maliqit dhe juaji, ju jeni një hap më pas. Të parët janë nëna dhe babai. #EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim. #eriona #kastrati #maliq #divorc #kanuni #lekedukagjini #fëmija #bashkim #avniheta SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan   Follow Tvklan on Instagram:   / rtvklan   Programet e Tvklan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Comments