Русские видео

Сейчас в тренде

Иностранные видео


Скачать с ютуб Provokacija - Arian Cani - 11 Qershor 2019 | ABC News Albania в хорошем качестве

Provokacija - Arian Cani - 11 Qershor 2019 | ABC News Albania 5 лет назад


Если кнопки скачивания не загрузились НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу страницы.
Спасибо за использование сервиса savevideohd.ru



Provokacija - Arian Cani - 11 Qershor 2019 | ABC News Albania

Si një goditje me grusht ishte një histori që Arian Çani tregoi gjatë emisionit “Provokacija” për Mustafa Nanon. Moderatori i “Zonë e lirë” tregoi se gjatë kohës që kishte qenë duke vrapuar në një nga zonat periferike të Tiranës, takoi disa djem të vegjël që në vend që të ishin në shkollë kishin shkuar në xhami për të mësuar arabisht. Por për Mustafa Nanon kjo gjë është e tmerrshme njësoj sikur të jetë qëlluar me grusht. Arian Çani: Unë vrapoj nga fshatrat e Farkës. Duke vrapuar kalamaj të vegjël, ishin 3-4 jo më shumë se 7 vjeç. Jam vetë dëshmitar, nuk po shpik gjë. “O Çani” se më panë që po vrapoja. I thashë unë “po ku ishit në shkollë”? “Jo nuk ishim në shkollë”, thanë. Ishin me çantë ndërkohë. “Ishim në xhami”, thanë. “Po ca bëni në xhami” u thashë. “Mësojmë arabisht”, thanë. “Kush ua mëson”? “Imami”. Mustafa Nano: Duhet folur për këtë. Arian Çani: I thashë çunave dhe ika, por ndërkohë se ç’pata një shqetësim. 7 vjeç që ndërkohë që duhet të ishin në shkollë ishin te xhamia te imami që u mëson arabisht. Mustafa Nano: Kjo është e tmerrshme. Ti më dhe mua një goditje sikur më ke qëlluar me grusht. 7 vjeç e kupton? Arian Çani: Duhet të ishin në klasë të parë ose të dytë. Mustafa Nano: Ti ike prej kësaj situate dhe të premten me siguri nuk do flasësh. Të isha unë do të flisja për këtë, duke u bazuar tek ngjarja që ke parë. Arian Çani: Nuk është një ngjarje, është një gjë që nëse do ta bësh me themel, unë duhet të investigoj për këtë gjë. Ku është kjo xhamia? Në sa xhami bëhet kjo gjë? Mustafa Nano: Për fenomenin mund të flitet sepse kjo ndodh nuk është episod. Arian Çani: Unë e di që nuk është episod. Nuk ta thashë kot se e di që je i pasionuar pas këtyre gjërave dhe të shqetësojnë. Imagjino në sa vende ndodh në Shqipëri. Dua të them që ka disa Shqipëri në këtë vend.

Comments