Русские видео

Сейчас в тренде

Иностранные видео


Скачать с ютуб Beteja e madhe për Tiranën, si mund të ndahet “torta” e 11 Majit. Habit gazetari: PD e rrezikuar в хорошем качестве

Beteja e madhe për Tiranën, si mund të ndahet “torta” e 11 Majit. Habit gazetari: PD e rrezikuar 6 дней назад


Если кнопки скачивания не загрузились НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу страницы.
Спасибо за использование сервиса savevideohd.ru



Beteja e madhe për Tiranën, si mund të ndahet “torta” e 11 Majit. Habit gazetari: PD e rrezikuar

Emisioni “Opinion” kishte të ftuar disa gazetarë e analistë për të bërë një krahasim të rezultateve që nga viti 2013 e si presin ata që të ndahet “torta” e 11 Majit për kryeqytetin. Rritje demografike në 12 vitet e fundit tregon shumë sa ka ndryshuar kryeqyteti pasi mbi 1 dekadë më parë kishte vetëm 32 mandate. Përgjatë këtyre viteve është shtuar me 5 mandate që i ka marrë nga qarqet e tjera duke shkuar në total në 37 mandate. Për kontekst, partitë ose koalicionet [në rastin e Partisë Demokratike] hyjnë në këto zgjedhje me listat e mbyllura dhe listat e hapura. Në këto zgjedhje për Tiranën, 12 mandate llogariten nga lista e mbyllur dhe pjesa tjetër nga lista e hapur. Por për çfarë luftojnë partitë kryesore në këto votime? Sipas analistit Artan Hoxha, Partia Socialiste do të qëndrojë në kuotën e votave që ka marrë përgjatë viteve të kaluara duke fituar këtë vit 18 ose 19 mandate. “Gjasat janë që në 2025-ën probabiliteti më i mundshëm i ngjarjes është që të ketë përsëri 18 ose 19 [mandate]. Pastaj se çfarë ndodh politikisht, që mund ta rrisë ose pakësojë, këto janë pastaj ngjarjet që lidhen me këto zgjedhje”, tha Hoxha. Sa i përket Partisë Demokratike, ai tha se hyn me avantazhe dhe disavantazhe politike, duke përmendur “betejën” 4-vjeçare brenda partisë. Sipas tij, selia blu bashkë me aleatët mund të ndahen me 15 mandate nga kryeqyteti. “PD në raport me 2021-shin ka avantazhe dhe disavantazhe politike. Kemi parasysh që nga 2021-shi në 2025-ën, PD-ja vjen pas një 4-vjeçari masakrues për të. Nuk mund të them dot parashikim, por them që 15 do ruhet. PD mendoj lufton për 15 [mandate]”, tha Hoxha. Ndryshe mendon gazetari Anri Sala sa i përket opozitës. Sipas tij, PD rrezikon, duke bërë krahasimin edhe me zgjedhjet e tjera. “Mund të marrë Jorida Tabaku 40 mijë vota, por nëse nuk plotësohet lista e 30%, Jorida Tabaku nuk del deputete. Mund të qëndrojë në 12-çe, por nëse nuk e kalon 30 përqindëshin Jorida Tabaku edhe pse ka 40 mijë vota nuk hyn. Këtu e shoh PD-në më të rrezikuar. Unë besoj sipas sondazheve PD minimalisht luhatet mes 12-13 mandateve në Tiranë”, tha ai. Sa i përket shumicës socialiste, sipas gazetarit, synimi është minimalisht 19 mandate. “Unë besoj minimalisht 19 mandate”, tha ai. Për gazetaren Marsela Karapanço, PD-ja në kryeqytet mund të luhatet mes 13 deri në 14 mandate. Sipas saj, për listën e hapur deputetët e selisë blu do të luftojnë maksimalisht për 2 karrige në parlament. “Partia Demokratike për Tiranën do shkoja mes 13 dhe 14 mandateve, duke bërë një betejë mes kandidatëve në listën e hapur për 1 ose 2 mandateve”, tha ajo. Sa i përket socialistëve, Karapanço tha se shtesa e mandatit të marrë nga Korça do të shkojë për PS-në. “Mendoj që shtesa shkon për PS-në, 19 ose 20 mandate. Mbeten diku te 4 ose 5 mandate të lira pastaj që shkojnë për partitë e reja”, u shpreh ajo. Ndërsa analisti Mark Mark argumentoi se dy partitë më të mëdha në vend hyjnë me disavantazhe të mëdha në garë. Mirëpo kur vjen puna te listat, sipas tij, PS-ja e ka bërë më pragmatiste. “PS ka bërë një listë më pragmatiste në taktikën elektorale, ka futur figura të pranueshme në listën e sigurtë, nga ana tjetër ka hedhur figurat që kanë ndikim në elektorat dhe ata do luftojnë. Ata kanë jo vetëm 1 prapavijë elektorale, por edhe një përvojë”, tha ai. Sa i përket opozitës, mendon se LSI-ja është më e dobët se 4 vite më parë. Sipas Markut, zgjedhjet në Tiranë mund të ndahen në këtë mënyrë: “Unë mendoj që PD-ja është te 14-15 mandate në rastin më të mirë dhe PS-ja është te 18-19”, u shpreh ai./tvklan.al #Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan #MarselaKarapanço #AnriBala #ArtanHoxha #MarkMarku #PartiaSocialiste #PartiaDemokratike #zgjedhjete11Majit #fushataelektorale #zgjedhjet2025 Mbrëmjen e kësaj të mërkure emisioni “Opinion” në Tv Klan fokusohet në zgjedhjet e 11 Majit. Në studio diskutohen të gjitha zhvillimet politike përgjatë kësaj fushate elektorale. Megjithatë Partia Socialiste ka vendosur që të mos dalë në përballje me Partinë Demokratike, kurse Partia Demokratike ka vendosur që të mos dalë në përballje me partitë e tjera të forta. Prandaj debatet do të zhvillohen kryesisht mes kandidatëve të partive përballë gazetarëve dhe analistëve. “Opinion” në pjesën e parë bën një kalkulim të 12-të qarqeve. Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan   Follow Tvklan on Instagram:   / rtvklan   Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Comments